Motoçikleta për t’u ngjitur në lis

Motoçikleta për t’u ngjitur në lis

Ganapathi Bhat, 49 vjeçar nga fshati Komale në Indi, doli me një ide shumë interesante për lehtësimin e punëve në rajonin e tij. Ai, për t’u ngjitur në llojin e palmës së quajtur Areca, lartësia e të cilave arrin deri në 30 metra apo edhe më shumë, ndërtoi një lloj makine, të ashtuquajtur “motoçikletë e vogël lisi”.

E tëra që ai duhet të bëjë tani është të ulet në ulësen e motoçikletës, të ndez motorin dhe të ngjitet me të në palmë, si në një ashensor, shkruan rtv21.tv

Ganapathi, një makinë të ngjashme me këtë provoi ta ndërtojë edhe para dhjetë vjetësh, por pa sukses. E kësaj radhe ai ia doli të realizojë ëndrrën e tij.

Këtë lloj motoçiklete, Ganapathi e ndërtoi me komponentë standard të motoçikletave, si pedale gazi, frena, amortizues dhe një motor benzine 2.1.

Të themi se motoçikleta për ngjitje në lis të cilën e shpiku indiani, është shumë e nevojshme në këtë vend ku banorët kanë mungesë të punëtorëve të krahut. Pra qëllimi i Ganapathit me zbulim të saj është që të lehtësojë sa më shumë mbledhjen e frutave të palmës areca.

Duke ditur rëndësinë e saj, Ganapathi ka marrë shumë oferta nga banorët për ta shitur motoçikletën. Dhe ai tani mund ta shes pa problem, pasi që duke pasur njohuri në këtë fushë, e di se së shpejti mund ta ndërtojë edhe një të tillë./21Media