Qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat ndaj Covid-19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 652 tiketa dënimi për mosrespektim të masave antiCovid-19.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 581 tiketa trafiku.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji./21Media