Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Stadiumin “Fadil Vokrri” para ndeshjes kualifikuese për Ligën e Kombeve kundër Maqedonisë e cila zhvillohet të enjten.

Në 15 minutat e hapura për media, në stërvitje u pa prezent një grup prej vetëm 14 lojtarëve pasi pjesa tjetër ka qëndruar në hotel për t’u rigjeneruar sepse kishin zhvilluar ndeshje me klubet përkatëse të dielën.

Kosova udhëton drejtë Maqedonisë me disa mungesa të rëndësishme. Nuk dihet ende nëse do të luaj sulmuesi Vedat Muriqi i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi. Dyshime për aktivizimin e tij shfaqi edhe trajneri Bernard Challandes në konferenc për shtyp të mbajtur sot.

Po ashtu, edhe mbrojtësi Amir Rrahmani ende nuk dihet nëse do të paraqitet pasi skuadra ku ai luan, Napoli, ka mbetur e izoluar në Italia për shkak të prekjes nga virusi COVID-19./KP