Më shumë se 6 mijë e 400 rusë udhëtuan në Finlandë të enjten

Më shumë se 6 mijë e 400 rusë udhëtuan në Finlandë të enjten me rrugë tokësore, shkroi të premten në Twitter Matti Pitkaniitty, kreu i Njësisë së Çështjeve Ndërkombëtare në Rojet Kufitare Finlandeze.
Rreth 3 mijë e 227 rusë dolën nga Finlanda, shtoi ai.
Duke i krahasuar këto të dhëna me numrat në muajin gusht dhe shtator, Pitkäniitty tha se Finlanda pa rreth 6 mijë rusë që mbërrinin në Finlandë të shtunave.
Më herët të premten, Roja Kufitare e Finlandës postoi në Twitter se radhët e automjeteve në Vaalimaa dhe Nuijamaa, dy pika kufitare në Finlandën juglindore, ishin më të gjata se sa ishin të enjten.
Radha për kalimin kufitar Vaalimaa ishte afërsisht 500 metra e gjatë rreth orës 09:00 të mëngjesit me orën lokale./21Media

Back to top button