Rastet me koronavirus në Indi kanë kaluar shifrën 7 milionë.

Ministria e Shëndetësisë regjistroi 74 mijë e 383 infeksione të tjera në 24 orët e fundit. India pritet të bëhet vendi më i goditur i pandemisë në javët e ardhshme, duke tejkaluar SHBA-në, ku janë raportuar më shumë se 7.7 milionë të infektuar.

Ministria gjithashtu raportoi 918 vdekje, duke shënuar gjithsej 108.334 viktima./21Media