Me sukses është kryer edhe eksplantimi i kockës së 21-vjeçares së vdekur. Kjo është hera e parë, që është eksplantuar kocka dhe indi i butë në Maqedoninë e Veriut.

“Pasi përfundoi eksplantimi i zemrës dhe veshkave, ekipi i mjekëve tl Klinikës eksplantuan më shumë pjesë të kockës dhe indeve të buta të cilat tashmë janë konservuar në Sektorin për eksplantim dhe transplantim. Javën e ardhshme planifikohet aplikimi në një segment të kockës te pacienti me metastazë nga kanceri në veshkë, i larguar para 12 vjetësh”, kanë informuar nga MSH-ja.

Thuhet se indi i donuar mund t’ia lehtësojë jetën 70 personave të tjerë, ndërkaq të tjerëve edhe t’ua shpëtojë, shkruan TV21/21Media