Në mëngjesin e së premtes një person e kishte ngarkuar traktorin e tij plot me dru në Shtime. Policia ia kishte zënë priten për një kontroll. Por, i dyshuari nuk iu bind urdhërave të policisë, ai vazhdoi, madje rrugës filloi të hedh drunjë nga traktori me qëllim të pengimit të patrullës policore.

Tutje policia ka bërë të ditur se kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin dhe pas intervistës i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media