Çifti i njohur i estradës, Lind Islami dhe Venera Lumani pas bashkëpunimeve të shumta e të suksesshme, kanë finalizuar edhe një projekt të ri së bashku.

“Me ty” titullohet kënga e re e dyshes të cilën e kanë publikuar edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv

Për instrumentalin e këngës është përkujdesur producenti Elgit Doda. Kurse, për melodinë është kujdesur vet çifti, ndërsa tekstin e ka shkruar Venera./21Media