Në qytetin e Mekës në Arabinë Saudite, një person me veturë goditi dyert e xhamisë së shenjtë Mesxhid al-Haram, ku ndodhet Qabeja.

Sipas deklaratës së bërë nga Guvernatori i Mekës, një automjet me shpejtësi të lartë u përplas në derën e xhamisë në një nga rrugët në pjesën jugore të saj.

Zëdhënësi i Guvernatorit, Sulltan al-Dusuri, njoftoi se shoferi i ndaluar ishte mendërisht i paqëndrueshëm, transmeton rtv21.tv.

Personi që bëri aksidentin u referua në zyrën e prokurorit, u njoftua se nuk kishte asnjë të vrarë ose të lënduar në aksident./21Media