Me veturë ia mësynë sheshit, arrestohet vozitësi pa patentë shofer

Një person është arrestuar pasi kishte hyrë me veturë në sheshin e qytetit të Pejës dhe ka rrezikuar qytetarët.

Policia e Pejës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në Sheshin “Skënderbeu”, ku me shenjë trafiku është i ndaluar qarkullimi i automjeteve.

I dyshuari ishte vënë nën kontroll nga një zyrtar policor i cili ka qenë jashtë orarit zyrtar.

“I dyshuari është arrestuar, lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar të iniciohet rasti “Rrezikim i trafikut publik”. Policia ndaj të dyshuarit ka shqiptuar fletë gjobë kundervajtëse për mos posedim të patentë shoferit, gjithë ashtu për shmangie të tarifave të detyrueshme doganore vetura është dërguar në terminalin doganor”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button