Në planet e Dua Lipës ishte realizimi i turneut të saj për të promovuar këngët e albumit “Future Nostalgia”.

Por, situate e krijuar në gjithë botën nga virusi COVID-19 ia pamundësoi realizimin e këtij turneu dhe si rrjedhojë ai u shty për vitin e ardhshëm.

Përmes një postimi në Instagram, Dua ka njoftuar për datat e reja të turneut, duke u kumtuar fansave me zemër të thyer faktin se ai u shty prapë.

“Me një zemër të thyer do të shtyj turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor të vitit 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim, dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt . Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Më mungon të qenurit në turne më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festoj së shpejti! Në ndërkohë ju premtoj se do të shfaqen disa gjëra zbavitëse që shpresoj se do t’ju mbajnë gjatë gjithë kohës. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj. E juaja, Dua”, ka shkruar Dua në Instagram.

Albumi “Future Nostalgia” këtë vit, duke është renditur si albumi i parë më i dëgjuar në Spotify, i një artisteje femër. /21Media