Pas disa muajve pauzë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, Meda duket se ka filluar punën për këngën e re.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram ku shfaqet në një studio muzikore, shkruan rtv21.tv

Meda nuk ka preferuar të japë më shumë detaje rreth kësaj kënge, por njoftoi se ajo do të publikohet së shpejti.

“President Rugova” titullohet projekti i fundit i MEdës të cilin e ka  publikuar më 21 janar. /21Media