Festë në familjen e këngëtarit

Festë në familjen e këngëtarit

Në familjen e këngëtarit të mirënjohur, Meda, sot po festohet. E ëmbla e shtëpisë, Rejhana, feston ditëlindjen e 6-të. Në këtë ditë të veçantë për të prindërit i kanë dedikuar fjali prekëse, për t’ia dëshmuar se sa të lumtur e krenar janë me të.

Urimi më i bukur padyshim që ishte nga babai i saj, këngëtari i njohur, i cili ia ka uruar asaj më të mirat e botës, shkruan rtv21.tv

“Sot, gezimi yne i shpise, vajza jone Rejhana feston ditelindjen e 6-te. Rejhana, bija ime, hasreti i shtepise, babi te uron gjitha te mirat e kesaj bote, festofsh edhe 100 vite te tjera, e u gezofsh gjithe jeten ashtu sic na ke gezu e na gezon mua e Lulen cdo dite te lumtur te kesaj jete. Nuk eshte rastesi thenia kush ka vajza boten ka, vertete eshte ashtu pa perjashtuar edhe dashnine e djemve,por vajzat jane me te vecanta per prinderit. Kukulla ime, princesha e babit, kaqurrelja ime, knaquni sonte, babi ju don shume, shume krejtve.”, është urimi i veçantë i këngëtarit.

Me fjalët më të bukura e uroi edhe e ëma, Lulja. “Urime 6 vjetorin princesha e mamit, paq fat dhe shendet gjat gjith jetes”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Meda dhe Lulja janë të martuar qe sa vite dhe kanë katër fëmijë./21Media