Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi sot ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë -52 kg të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Kelmendi ka mposhtur për të bronztën belgen Charline Van Snick.

Ndërsa, xhudistja Distria Krasniqi sot ka rrëmbyer medaljen e artë në Mastersin e xhudos në Katar. Krasniqi ka mposhtur në finale me ippon japonezen Funa Tonaki, kampione e botës 2017, kategoria deri në 48 kilogramë./21Media