"Shaqiri dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike"

“Shaqiri dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të meritave këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Ilir Shaqirin.

Sipas Thaçit, Ilir Shqiri  dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike.

“Shumë dëshmorë dhe heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përjetësuar në këngët e tij. Artistin e mirënjohur, Ilir Shaqiri, sot e dekorova me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”. Ai dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike”, ka shkruar Thaçi në Faecook.

Ilir Shaqiri në karrierën e tij ka marrë edhe mirenjohje tjera si: Mirënjohje nga Ushtria Clirimtare e Kosovës 1999, nderi i Odës Dibrane në vitin 2006, Kalorësi i Skënderbeut, nga arbëreshët në Kalabri në vitin 2017 e shumë të tjera.

Shaqiri, është autor i përmbi 400 këngëve të lehta, popullore dhe folklorike. Ai ka marr pjesë në më shumë se 1000 koncerte dhe përmbi 900 prej tyre janë humanitare.

Ndërkohë, me Medalje Presidenciale, Thaçi dje ka dekoruar edhe këngëtarin e njohur, kosovar Sabri Fejzullahun. /21Media