Sot, në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, mu në mes të kryeqytetit, në Tiranë, nga mesdita u shënua një rast i pazakonshëm. Mediat vendore raportuan se në shesh, me veturë kishte depërtuar një i ri, cili kishte rrezikuar këmbësorët si dhe njerëzit që pritnin në rradhë në tendat e atushme për t u vaksinuar. Epilogu i kësaj ngjarjeje të rrallë, e cila ka mundur të përfundojë me pasoja tragjike, dihet se një djalosh guximtar kishte kercyer drejt xhamit të shoferit dhe kështu e kishte neutralizuar një 32 vjecar, të bënte ndonjë masakër. U bë e ditur më vonë se ai shofer kishte qene i dehur dhe i droguar.

Nderkaq qe per zgjedhjet e sotme parlamentare shqiptare nuk pati te thuash asgje ne keto medie./21Media