Mediat serbe: Policia e Kosovës ka vendosur postblloqe në vendet ku ishin barrikadat

Policia e Kosovës ka vendosur postblloqe të improvizuar në rrugën Zveçan – Leposaviq.
Mediat serbe raportojnë se në dy vende përgjatë rrugës ka postblloqe betoni dhe në to janë të pranishëm pjesëtarë të njësisë speciale të policisë së Kosovës.
Raportohet se rruga është bllokuar derisa të merret vendimi për hapjen e kësaj pike kufitare dhe se pastaj rruga do të lëshohet për qarkullim.
Portali rtv21.tv ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Të gjitha barrikadat në veri janë larguar, ndërsa pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ende janë të mbyllura./21Media

Back to top button