Medvedev: S’kemi nevojë për lidhje diplomatike me Perëndimin

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev thotë se Moska nuk ka nevojë për lidhje diplomatike me Perëndimin.
Pas një vale sanksionesh ndaj Rusisë të shpallura nga vendet perëndimore.
Medvedev, i cili u shkarkua nga posti i kryeministrit nga Vladimir Putin në vitin 2020 dhe tani shërben si nënkryetar i këshillit të sigurisë së Moskës, shkroi në rrjetin rus të mediave sociale VK se është koha për të “bllokuar ambasadat”.
Ai tha se Moska do të vazhdojë pushtimin e saj në Ukrainë derisa të arrijë qëllimet e përcaktuara nga Vladimir Putin. Është e paqartë se cilat janë objektivat e sakta të Putinit, transmeton rtv21.tv.
Medvedev dënoi gjithashtu pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës, por u mburr se i ofroi Moskës një mundësi për të rivendosur dënimin me vdekje në ligjin rus./21Media

Back to top button