“Meeat” të hënën në Teatrin e Gjilanit

Të hënën(24 tetor) do të jepet shfaqja e vallëzimit “Meeat” në Teatrin e Gjilanit.
Kjo shfaqje është prodhim i kompanisë së dansit bashkëkohor CIE DIADÉ nga Zvicra, me koreografi nga mjeshtri Adrian Rusmali.
Shfaqja vjen si bashkëpunim i Teatrit të Gjilanit me Albania Dance Meeting Festival nga Shqipëria.
“Qoftë i papritur, një tronditje, një duel, një kontakt, një garë, takimi është një moment kur gjithçka mund të ndodhë. Imagjinoni 2 persona që takohen, dhe imagjinojeni pikërisht atë moment të pezulluar, të brishtë, të fshehur. Një vështrim, një frymë, një gjest, që nga ky moment gjithçka hapet, shkruhet një histori. 4 kërcimtarë, 4 universe, 4 grupe lëvizjesh përballen me publikun. Të gjithë do të sjellin historitë e tyre dhe do të shohin se ku vazhdon kjo histori para spektatorit”, përshkruhet shfaqja./21Media

Back to top button