Megan Fox pozon për revistën Style Verify

Megan Fox pozon për revistën Style Verify

Aktorja e famshme Megan Fox është ylli i kampanjës së re të veshjeve të brendshme Frederick of Hollywood’s.

Nëna e tre fëmijëve e cila i është bashkuar kompanisë si bashkëpronare, bashkëpunëtore kreative dhe ambasadore e brendit botëror në vitin  2016,  duket mahnitëse e veshur në të bardha për ballinën e revistës Style Verify këtë javë.

Ajo tregon se është mësuar të mos i marrë gjërat në mënyrë personale, pavarësisht asaj se çfarë thonë të tjerët.

“Njerëzit duan ta ndryshojnë tregimin tim dhe ta përdorin atë kundër meje. Unë u ndjeva e pafuqishme për të shprehur veten, pa marrë parasysh sa vështirë u përpoqa të jem e sinqertë. Ndjehesha e dekurajuar në atë mënyrë, sepse ndihesha sikur nuk dija se si të jem apo të jetoj në këtë industri dhe të bëj intervista”, ka thënë Fox.