Meghan Markle dhe Princi Harry,  do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur një përfaqësues i çiftit, të cilët për momentin janë duke jetuar na Kaliforni, shkruan Daily Mail.

Djali i tyre, Archie, shumë shpejtë të ketë një motër apo vëlla.

“Ne mund të konfirmojmë se Archie do të bëhet vëlla i madh. Meghan dhe Harry,  po presin fëmijën e dytë”, thuhet për dyshen.

Ndërkohë, edhe një fotografi e çiftit është publikuar, derisa Meghan shihej me barkun e rrumbullakosur.

39-vjeçarja vitin e kaluar ka treguar se kishte një abort spontan. Meghan Markle zbuloi se humbi fëmijën e saj të dytë në muajin korrik të vitit 2020./21Media