Pas lajmit se do të bëhen prindër për herë të dytë, Meghan dhe Harry kanë befasuar adhuruesit e tyre me paralajmërimin e një interviste për Oprah Winfrey.

90 minuta, kaq do të zgjasë intervista që Harry dhe Meghan do të japin për komshijen e tyre dhe shoqen e ngushtë të Meghan, Oprah.

Çifti ka rënë dakord për një intervistë që do të ndahet në dy pjesë. Në të parën Meghan do përshkruajë hyrjen në mbretëri, dhe në të dytën daljen prej saj, shpërnguljen në Amerikë dhe shtatzëninë e dytë.

Mediat mendojnë se kjo intervistë do të thellojë zemërimin mes dy vëllezërve dhe kunatave Kate-Meghan si dhe do mërzisë mbretëreshën gjithashtu.

Anëtarët e familjes mbretërore nuk lejohet të japin intervista të tilla dhe për më tepër pa miratimin e mbretëreshës.

Intervista e çiftit do transmetohet më 7 mars./21Media