Meghan Markle dhe princi Harry kanë blerë shtëpi
12 Gusht 2020
Santa Barbara është tani shtëpia e tre anëtarëve të familjes së famshme. Princi Harry dhe Meghan Markle kanë blerë një shtëpi në këtë vend pikturesk.
“Duka dhe Dukesha e Sussexit u zhvendosën në shtëpinë e tyre në korrik”, i tha një burim People.
“Harry dhe Meghan po mundohen të krijojnë një jetë normale për djalin e tyre, Archie, në Santa Barbara”, tha më tej ky burim.
Kjo familje u zhvendos në Los Angeles në fillim të këtij viti, pas një kohe qëndrimi në Kanadë, pas largimit nga familja mbretërore./21Media