Meghan Markle e konsideroi  Princin Charles si një “baba të dytë”, sipas biografisë së re ” Finding Freedom (Gjetja e Lirisë)”, e cila u botua sot.

Autorët Omid Scobie dhe Carolyn Durand detajojnë sesi ajo e cilësoi Princin e Uellsit “mbështetës dhe të dashur” që nga momenti kur u prezantuan. Po ashtu në libër thuhet se ajo u ndje  “e thyer emocionalisht” kur la familjen mbretërore, përcjell portali rtv21.tv

Një burim u tha autorëve se Meg nuk e konsideronte Charles si vjehrër, ​​por më tepër një “baba të dytë”.

Autorët shkruajnë: “Meghan kishte arsyet e saj për të admiruar vjehrrin”

Princi Charles, i thuhet se e donte po aq shumë Markle.

Një mik i trashëgimtarit tha se ai e kishte pëlqyer me të vërtetë Meghan. “ Ajo është një amerikane e lezetshme, e sigurt, e bukur. Ai i pëlqen gratë shumë të forta, të sigurta. Unë mund të shoh pse ata kanë arritur një miqësi shumë të shpejtë. “

Autorët gjithashtu detajuan se si Meghan pati një largim jashtëzakonisht emocionues nga familja mbretërore, duke shpërthyer në lot gjatë një prej angazhimeve të saj të fundit  në familjen mbretëore.

Meghan ishte takuar me 22 studentë që kishin marrë bursa nga Shoqata e Universiteteve të Commonwealth në një ceremoni përpara shërbimit.

Autorët e përshkruarin gjendjen e saj emocionale kur mes lotësh që i rridhnin tha: “Unë nuk mund ta besoj këtë”, teksa përqafoi një ndihmëse femër, së cilës i ishte afruar.

Pas shërbimit, Meg rezervoi fluturimin e parë për në Kanada duke u ndjerë e lodhur.

Meghan, 39 vjeç dhe Harry, 35 vjeç, kanë insistuar se ata nuk kishin asnjë lidhje me librin, nga i cili The Times botoi ekstrakte dy javë më parë.

Scobie, i cili ka lidhje të ngushta me Meghan, gjithashtu tha se ai nuk kishte folur drejtpërdrejt me ta.

Sidoqoftë, libri përmban informacione intime mbi fazat e hershme të romancës së tyre./21Media