Krijon një koleksion rrobash

Krijon një koleksion rrobash

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka lansuar linjën e modës për të mbështetur bamirësitë, duke ndihmuar gratë e papuna të gjejnë punë. Meghan Markle është bashkuar me stilisten dhe miken e saj, Misha Nonon dhe kompanitë britanike, Marks & Spencer, John Lewis & Partners dhe Jigsaw, për të krijuar një koleksion të rrobave të punës dhe për të ndihmuar bamirësinë Smart Works.

Dukesha e Sussex për numrin e shtatorit të British Vogue shkroi se koleksioni do të shitej në baza një-për-një, që do të thotë se çdo pjesë e blerë do të dhurohej për qëllime humanitare.

Organizata Smart Works siguron rroba dhe veshmbathje për intervista të grave të papuna dhe deri më tani ka ndihmuar më shumë se 11 mijë gra.