Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip. Zyrtarët e Pallatit Buckingham njoftuan se një funeral privat do të mbahet në Windsor Castle më 17 prill.

Princi Harry, i cili u largua nga detyrat mbretërore vitin e kaluar dhe tani jeton në Kaliforni, do të marrë pjesë në varrim së bashku me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore. Ndërsa bashkëshortja e tij, Meghan Markle, e cila është shtatzënë për herën e dytë, është këshilluar nga mjeku i saj që të mos jetë e pranishme.

Duka vdiq në moshën 99 vjeçare./21Media