Mehaj nesër pret në vizitë zyrtare homologun kroat

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, më 17 dhjetor duke filluar nga ora 9:00, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic me delegacionin e tij.
Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.
Pas këtyre takimeve, do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes Kosovës dhe Kroacisë, dhe pastaj do të ketë adresim për media./21Media

Back to top button