Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu apo siç njihet në Kosovë si “Mehmet Kosova” po bëhet baba për herë të parë.  Ai dhe modelja e njohur Sinem Kobal janë duke e shijuar pritjen më të ëmbël.

Sinemi tani është në muajin e tetë, dhe çifti tashmë e kanë bërë pubike se po presin një vajzë. Sipas mediave turke çifti tashmë e kanë zgjedhur edhe emrin për vajzën e tyre që do vijë në jetë së shpejti.

Kenani dhe Sinemi duket se kanë vendosur që vajzën ta pagëzojnë me emrin Lalin./21Media