Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu apo siç njihet në Kosovë si “Mehmet Kosova” po bëhet baba për herë të parë.

Aktori dhe modelja e njohur Sinem Kobal janë duke e shijuar pritjen më të ëmbël.

Sipas mediave turke, Sinemi është në muajin e katërt të shtatzënisë. Madje çifti tashmë e kanë mësuar edhe gjininë e foshnjës, e cila është vajzë.

Kenani dhe Sinemi janë martuar në vitin 2016, çifti kishte organizuar një ceremoni madheshtore. /21Media