Aktori u martua në vitin 2016

Aktori u martua në vitin 2016

Aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu,  në Kosovë u bë i njohur me rolin e “Mehmet Kosovës”, në serialin “Jetë e hidhur” serial ky i cili transmetua në televizionin 21. Me rolin e tij të “Mehmet Kosovës” i cili nuk arriti që të martohet me vajzën qe e deshi “Nerminin”, u pëlqye shumë nga të gjithë shikuesit e këtij seriali.

Por, në jetën reale “Mehmet Kosova” ka një jetë krejt ndryshe.

Aktori në vitin 2016 lidhjen e tij disa vjeçare me aktoren dhe modelen e e njohur  Sinem Kobal, e ka kurorëzuar me martesë në një ceremoni madheshtore, shkruan rtv21.tv.

Por, në mediat turke para disa muajve u hapen thashethemet se çifti i njohur tani janë afër ndarjes.

Për dallim nga aktori, i cili ende nuk ka folur në lidhje me këto thashethemeve, mediat turke raportojnë se modelja e njohur,  Sinem Kobal ka mohuar një gjë të tillë.

31-vjeçarja është shprehur se tash e dy vjet sa është e martuar me Kenanin është duke jetuar një jetë shumë të lumtur.

“Gjithçka është në rregull në martesën tonë”, është përgjigjur modelja e pyetur nga gazetarët në lidhje me divorcin.

Në kundërshtim me këto thashetheme, Kenani dhe Sinemi vazhdojnë ende të kenë njëri- tjetrin në Instagram si dhe fotografitë e tyre të përbashkëta nuk mungojnë. /21Media