Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu apo siç njihet në Kosovë si “Mehmet Kosova” po bëhet baba për herë të parë.  Ai dhe modelja e njohur Sinem Kobal janë duke e shijuar pritjen më të ëmbël.

Dyshja së fundmi janë fotografuar nga fansat e tyre, foto këto të cilat po komentohen shumë në rrjetet sociale.

Sinemi tani është në muajin e shtatë, dhe çifti tashmë e kanë bërë pubike se po presin një vajzë.

Kenani dhe Sinemi janë martuar në vitin 2016, çifti kishte organizuar një ceremoni madheshtore. /21Media