Meka vendi i shenjtë për besimtarët myslimanë, ka filluar të dalë prej një izolimi shtatëmujor pasi pelegrinët filluan ta vizitojnë qytetin teksa autoritetet i larguan pjesërisht masat e ndalimit për pelegrinazhin e Umres.

Miliona myslimanë nga e gjithë bota zakonisht zbresin në Arabinë Saudite për pelegrinazhet umre dhe haxh. Të dy ndajnë rite të përbashkëta, por haxhi mbahet një herë në vit dhe është riti kryesor më i gjatë që është një detyrë për myslimanët që kanë mundësi.

Arabia Saudite u ka lejuar qytetarëve dhe banorëve të fillojnë të kryejnë umren që nga e diela me kapacitet 30%, ose 6,000 pelegrinë në ditë. Për myslimanët që jetojnë jashtë këtij shteti, umreja do të lejohet nga 1 nëntori, transmeton rtv21.tv.

Vitin e kaluar Meka kishte 19 milionë vizitorë për umre.

Para pandemisë, më shumë se 1.300 hotele dhe qindra dyqane gumëzhinën gjatë gjithë kohës nga pelegrinët që vizitonin qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës. Tani shumë të tillë janë të mbyllura, dritaret e disa hoteleve kanë mbledhur pluhur.

Adhuruesit nuk lejohen më të prekin Qabenë, të mbështjellë me pëlhurë të zezë të stolisur me kaligrafi arabe në ar.

Pelegrinazhi fetar gjeneron 12 miliardë dollarë të ardhura nga akomodimi, transporti, dhuratat, ushqimi dhe tarifat e adhuruesve, sipas të dhënave zyrtare.

Arabia Saudite priti një haxh të reduktuar në fund të korrikut me disa mijëra pelegrinë vendas./21Media