Meksika në epërsi me rezultata 2 me 1

Meksika në epërsi me rezultata 2 me 1

Meksika ka mposhtur Zelandën e Re me rezultat 2-1, në kuadër të Grupit A, në Kupën e Konfederatave, turne ky që po mbahet në Rusi.

Zelanda e re kaloi e para në epërsi përmes Chris Wood, por meksikanët arritën në pjesën e dytë ta tundin dy herë portën kundërshtare përmes Raul Jimenez dhe Oribe Peralta, transmeton KosovaPress.

Pas kësaj fitore, Meksika merr kreun e tabelës në Grupin A me katër pikë, e ndjekur nga Portugalia e cila ka po aq pikë, ndërsa Rusia është e treta me tri pikë dhe Zelanda e Re është e fundit me zero pikë.