Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump thuhet se i është bashkuar rrethit të ngushtë të presidentit, Donald Trump duke e këshilluar që ka ardhur koha që të pranojë humbjen, tha një burim për CNN-in.

Megjithëse, ajo nuk ka komentuar publikisht për zgjedhjet, privatisht Melania ka peshuar mendimin e saj, tha ky person.

“Ajo e ka ofruar atë, siç bën shpesh”, tha burimi.

Poashtu Jared Kushner, dhëndri i Trump-it dhe këshilltari i lartë i tij, e ka kontaktuar presidentin e SHBA-së duke e udhëzuar për pranimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Lëvizja ka ardhur pas deklarimit të Trump-it se Joe Biden po nxiton që “rrejshëm të pozojë si fitues” dhe se “gara nuk ka mbaruar ende”.

Ndryshe, Trump ka vazhduar të kundërshtonte fitoren e Biden-it duke iu drejtuar kombit përmes mesazheve në llogarinë personale në Twitter.