Melania Trump është kapur edhe një herë duke refuzuar të mbajë dorën e burrit të saj, Donald Trump ndërsa ata zbrisnin nga avioni

Takimi i fundit i ngrirë u zhvillua të dielën në mbrëmje kur presidenti dhe zonja e parë arritën në Joint Base Andrews në Washington pasi kaluan fundjavën në New Jersey, transmeton rtv21.tv.

Trump dukshëm ia afron dorën disa herë Melanias teksa zbresin, por ajo refuzon disa herë.

Kaq u desh dhe komentuesit të shpërthejnë në rrjetet sociale.

Video u bë virale në Twitter pasi dhjetëra shikues bënin shaka se zonja e parë nuk mund të duronte mendimin për të prekur burrin e saj.

Ajo u pa më pas duke u shmangur nga burri i saj./21Media