Melek po i shijon pushimet

Melek po i shijon pushimet

Aktorja turke, Beren Gokyildiz e njohur si “Melek” nga roli i saj i famshëm në serialin “Anne” rrëmbeu zemrat e publikut ku dhuna në familje ishte pjesë e përditshmërisë së saj.

Aktorja 8-vjeçare tani ka filluar pushimet në një vend të mrekullueshëm bregdetar në Greqi. Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes publikimit të disa fotografive në llogatrinë e saj zyrtare “Instagram”, shkruan rtv21.tv.

Pas publikimit të këtyre imazheve “Melek” mori shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit e saj.

Vajza e vogël por me vepra të mëdha deri më tani ka mbi 400 mijë ndjekës në “Instagram”.

Ndryshe, Beren Gokyildiz, me origjenalitetin e saj dhe aktimin perfekt në serialin e famshëm turk “Anne” arriti që ta fitojë çmimin prestigjioz si aktorja më e mirë e vogël në Turqi në vitin 2016./21Media