“Meleku” përfundon në burg
15 Dhjetor 2020
Ngjarja e cila po zhvillohet në serialin e njohur “Emri im është engjëll” po merr vëmendje të madhe jo vetëm në Turqi por, edhe vendet tjera.
Për publikun kosovar ky serial transmetohet në ekranin e RTV21.
Personazhi kryesor i serialit “Meleku” rol të cilin e luan aktorja turke, Nehir Erdogan do përballet me shumë sfida edhe në vazhdim të serialit.
Përveç sëmundjes dhe problemet që ajo ka , “Meleku” do bie në kurthin e “Allpajit” dhe do përfundojë në burg bashkë me Vildanen.
Seriali transmetohet në RTV21 nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00./21Media