Melinda është një emër i përfolur në “magjinë” e Showbizit, si për zërin unik të saj dhe për stilin e veçantë.

Melinda ka kohë që është pjesë e industrisë muzikore, e që njëkohësisht ka sjellë hite të padiskutueshme.

Paraqitja e parë e saj ka qenë në vitin 2011, në “American Idol”.

Debutimi i Melindës u bë me këngën “Palo”, e cila u publikua më 14 dhjetor të vitit 2018.

Ndër tjera, në po të njëjtin vit, në maj Melinda publikoi bashkëpunimin me Seven Saraqin.

Artistja vazhdoi rrjedhën e hiteve, ku për këtë kohë publikoi projekte të shumta të realizuara me videoklipe.

E fundit nga Melinda është “Qa din ti”, e cila u pëlqye shumë dhe pa mbushur 24 orë, mblodhi 1 milion shikime në Youtube. Ndërsa, deri më tani ky projekt ka grumbulluar afro 4 milionë klikime./21Media