Reperja e njohur, Melinda Ademi dhe reperi i njohur Gjiko dje kanë publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “X5”.

Lidhur me këngën e re Melinda ka bërë një sqarim në rrjetin social Instagram.

“Kisha dasht me sqaru që kënga X5 nuk është diss ndaj askujt. Ska ka nevojë me u keqkuptu asgjë mes rreshtave të këngës. Paqe dhe suksese për krejt. Shkojmë për dy milionë sot”, ka shkruar Melinda në InstaStory.

Deri tani kënga “X5” nga Gjiko dhe Melinda ka arritur rreth dy milionë klikime në Youtube./21Media