Edhe një fitore me sukses

Edhe një fitore me sukses

Melos Gashi fitoi medaljen e argjendtë nga Kampionati Evropian i karatesë për kadetë, që u mbajt në Alborg të Danimarkës.

Me këtë rezultat Melos Gashi, nga Federata Botërore e Karatesë (WKF) renditet i pari në ranglistën e publikuar ditë me parë, duke lënë mbrapa garues me përvojë më të madhe.

Gashi pas 4 dueleve të forta arriti deri në finale duke siguruar medaljen e parë Kosovës nga Kampionati Evropian.

Në finale e duelit të 5-të, për kundërshtar kishte garuesin nga Turqia, Ahmet Bulut, ku humbi me rezultat minimal 1:0. Melosi arriti të shkëlqejë në kategorinë e Kadetëve mbi 70 kilogramë, ku ishte një konkurrencë shumë e fortë, me lehtësi arriti të kalojë garuesin cilësor nga Malta, Kroacia, Sllovenia, Azerbajxhani.