Memaj: Sektori i qumështit në gjendje kritike

Të rrëzikuar me produktet me vaj palme

Kryetar i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, Ramadan Memaj përmes një njoftimi për media, ka thënë se pas shumë diskutimeve, takimeve, protestave të kohëpaskohshme të akterëve kryesorë të qumështit, gjendja në sektorin e qumështit mbetet shqetësuese.

“Edhe pse ofruam shumë argumente të pakundërshtueshme ato nuk mjaftuan për të ndërgjegjësuar institucionet vendore, përgjegjëse për këtë sektor, për të ndryshuar mënyrën e qasjes ndaj problemeve, që në të ardhmen do të shohim që kanë rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë vendin tonë”, ka thënë memaj përmes një njoftimi.

Ai thotë se problemet në sektorin e qumështit vazhdojnë të mbeten të njëjta për shkak të produkteve me yndyrë bimore kryesisht nga vaji dhe yndyra e palmës.

“Bazuar në raportin e Agjencionit Evropian për Siguri në Ushqim, EFSA ne tashmë ja kemi bërë të njohura opinionit të gjerë pasojat e konsumimit të produkteve të tilla, të cilat ky raport i paraqet si kancerogjene dhe gjenotoksike”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas tij duhet të sigurohet konsumatori nëse është duke u kontrolluar së pari kualiteti i tyre e pastaj edhe prezenca e tyre eventuale në produktet e qumështit dhe të shuaj konfuzionin e shkaktuar nga akterë të ndryshëm me qëllime të ndryshme.

Ai shtoi se mundësia për të manipuluar me produktet e qumështit sot është më e madhe se kurrë më parë, prandaj sipas tij nuk është në rregull që barra e përgjegjësisë t’i lihet konsumatorit që ai t’i detektoj produktet me përmbatjte të dyshimt, gjë që është shumë e vështirë, meqë këto produkte nuk janë vequar nga produktet e qumëshit në mënyrë të duhur.

Kryetari i Shoqatës tha se gjendja mund të vazhdojë të rëndohet gjatë muajve në vazhdim, sepse për shkak të sezonës verorë rritet sasia e qumështit të pa përpunuar.

“Ne jemi të rrezikuar të përfundojmë sikur disa vende të rajonit, ku pikërisht për shkak të konkurrences së padrejtë nga produktet me vaj palme, pothuajse nuk ekzistojnë fermerë e as produkte nga qumështi”, shtoi ai./21Media

Back to top button