Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi sot ka ditëlindjen, ai mbushi 41 vjet, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, Krasniqi urim të veçantë mori nga bashkëshortja e tij, Meliza, e cila i uroi Memlit që të kalojnë edhe 100 vjet bashkë.

“Urime ditelindjen Memli Krasniqi edhe 100 bashke me ne! Nuk ia postova foton fikall, edhe pse eshte fotogjen , masi eshte fushate zgjedhore thash kujtoni qe po ju thom votoni a najsen Ate foton e fushates manekenski, me numrin 5, ia postoj diteve ne vijim”, shkroi Meliza krahas një imazhi të bukur familjar.

Urime ditelindjen Memli Krasniqi 😍 edhe 100 bashke me ne!
Nuk ia postova foton fikall, edhe pse eshte fotogjen 🤨, masi…

Posted by Meliza Krasniqi on Monday, January 25, 2021

Para se të angazhohej në politikë, Memli ka qenë pjesë e muzikës. Ai ka sjellur këngë të ndryshme si solo ashtu edhe bashkëpunime, të cilat janë shndërruar në hite si kënga “Simpatia” në bashkëpunim me Edona Llalloshin. Memli bashkë me Arbër Recin në vitin 1995 kanë formuar  grupin e tyre “Ritmi i rrugës”, të cilët së bashku kanë krijuar disa prej albumeve siç ishin: “Bota është e jona” e vitit 2000, “Obsesion” 2002 dhe “Përjetësisht” 2004.

Në vitet 1999–2000 ka punuar edhe si gazetar për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press, ndërsa në vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.

Nga viti 2004 Memli është angazhuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Memli Krasniqi është i martuar prej vitesh me Melizën dhe kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. /21Media