Gjatë pasdites së të martës, ushtruesja e detyrës së postit të presidentit, Vjosa Osmani do të nisë takimet me liderët e partive politike për t’u konsultuar për zgjedhjet e reja, shkak kjo i vendimit Gjykatës Kushtetuese se Qeveria Hoti nuk është legjitime.

E nga Partia Demokratike e Kosovës do të shkojnë në takimin e thirrur nga Osmani. Në këtë takim PDK do të përfaqësohet nga Memli Krasniqi.

Se Krasniqi do të jetë pjesë e këtij takimi që do të mbahet në ora 15:00 e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi.

“Në takimin e thirrur nga u.d të presidentes, Vjosa Osmani, që do të mbahet në ora 15:00, Partia Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet nga Memli Krasniqi”, tregoi Bytyqi.

Edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e kanë konfirmuar që do të shkojnë në takimin e thirrur nga Osmani. AAK do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri.