Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në debatin për Telekomin, ka lexuar letrën e menaxhemntit të kësaj kompanie drejtuar kuvendit.

Në letrën e menaxhemntit të ndërmarrjes publike, thuhet se është e nevojshme të hetohen vendimet e strategjike dhe kontrata të mëdha të cilat këtë kompani prej një kontribuuesi të fuqishëm të arkës së shtetit e sollën para bankrotimit dhe shndërruar në borxhli.

Kam marrë një kërkesë prej tyre që ta lexoj këtë letër para jush që në të njëjtën kohë të informohen dhe qytetarët e Kosovës për rëndësinë jetike që e ka shpëtimi i Telekomit… Do të përpiqemi sa më shkurt ta argumentojmë për ju për se ia vlen të investohet në të për të ardhmen e Telekomit të Kosovës dhe për se është e nevojshme të hetohen vendime strategjike dhe kontrata të mëdha të cilat këtë kompani prej një kontribuuesi të fuqishëm të buxhetit e sollën para bankrotimit dhe e shndërruan në borxhli”, citon Osmani.

Më tej në letër thuhet se që nga viti 2005 Telekomi i Kosovës realizojë shitje të shërbimeve në vlerë prej 1 miliardë e 765, ndërkaq nga viti 2008 e këndej I pagojë aksionarit – qeverisë së Kosovës rreth 285 milionë euro dividentë. Gjatë kësaj periudhe Telekomi i Kosovës pagoi po ashtu 115 milionë euro TVSH dhe 142 milionë euro tatim në fitim. Përpos kësaj edhe 38 milionë euro janë paguar në emër të tatimit në paga.

Po ashtu në letër thuhet se në atë kohë edhe qytetarët kanë përfituar në emër të qirave e po ashtu edhe miliona euro në formë subvencionesh si përkrhaje për kulturën, sportin, studentët, veteranët, UP-në, QKUK-në e të tjera.

Sot përkundër kësaj historie të gjatë suksesi, ndodhemi në një situatë tjetër të rënduar financiare si rezultat i vendimmarrjes së gabuar, mungesës së investimeve, kontratave të dëmshme, ndërhyrjes së politikës në vendim marrje strategjike të kompanisë. Kështu borxhi i përgjithshëm i Telekomit kap shumën prej 39 milionë euro dhe fatkeqësisht këto janë detyrime të cilat shlyer menjëherë. Telekomi i Kosovës nuk ka kapacitete të kryej këto detyrime, sidoqoftë borxhet po përmbarohen pa marrë parasysh se kjo nuk ndalohet nga ju do të jetë fatale për Telekomin”, citon Osmani në letrën e menaxhmentit të Telekomit.

Debati për gjendjen e rëndë financiare, është duke vazhduar ende nga deputetët.