Këngëtarja Dafina Zeqiri, edhe pse ka jetuar gjatë në Suedi, është mjaft e përkushtuar ndaj traditave shqiptare.

Elementet kombëtare ajo i ka bërë pjesë të krijimeve të saja artistike shpeshherë. Si në videoklipin e këngës “Million $”, ku është shfaqur me veshje tradicionale shqiptare.

Përveç veshjeve, Dafina pëlqeka edhe ushqimet tradicionale shqiptare dhe këtë e ka dëshmuar së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, shkruan rtv21.tv

Këngëtarja e hitit “Lule Lule” ka ndarë më ndjekësit e saj një imazh të mëngjesit që ka gatuar nëna e saj, speca me ajkë dhe pogaqe.

Siç duket kur bëhet fjalë për ushqime tradicionale, Dafina nuk tregohet e ‘kujdesshme’ me dietën e saj.

Ndryshe, videoklipi i këngës së fundit “Million $”, që nga publikimi rreth një muaj më parë, ka arritur të klikohet mbi 8 milionë herë në kanalin YouTube./21Media