Mentor Haziri publikoi coverin e këngës turke “Saza niye gelmedin”

Këngëtari i njohur, Mentor Haziri në muajin shtator solli coverin e këngës “Aramam” të këngëtarit turk, Ibrahim Tatlises.
Por, Mentori duket se nuk ndalet duke sjell covera të këngëve turke, shkruan rtv21.tv
Ai sot ka publikuar coverin e këngës “Saza niye gelmedin”, këngë kjo e dy artistëve më të njohur të skenës turke, Ahmet Kaya dhe Ibrahim tatlises.
Incizimi dhe miksimi i coverit është bërë nga Dave McCune në Ventry Studios, në Dublin, masterizimi është bërë nga Pete Maher, ndërsa video është realizuar nga Timepictures./21Media

Back to top button