Krehja e flokëve nganjëherë është problem edhe pas larjes por edhe kur floktët janë të thata.

Më poshtë i gjeni disa menyra për të mos i dëmtuar flokët kur i krihni.

Pastrojeni krehërin mirë

Para se të bëni çdo veprim, pastroni krehërin mirë. Krehëri duhet pastruar së paku një herë në javë, pasi largimi i baktereve, yndyrës dhe pluhurit është shumë e rëndësishme.

Krihini flokët para dushit

Krehja e flokëve para dushit është shumë e rëndësishme dhe ka një sërë dobish. Flokët do të jenë më të lirshëm, do të lahen më mirë dhe nuk do të këputen. Gjithashtu edhe yndyra e flokut do të jetë e shpërndarë njëlloj.

Mos i krihni flokët kur janë të lagur

Krehja e flokëve të lagur i dobëson ata.