4 mënyra nga Goodhousekeeping

4 mënyra nga Goodhousekeeping

Të gjithëve na ka ndodhur të mos veshim më bluzën tonë të preferuar, një fund apo një palë pantallona vetëm se gjatë një darke t’i kemi ndotur me ushqim, t’i kemi bërë me bojë stilolapsi, apo në një mënyrë të çuditshme një çamçakëz të na jetë ngjitur në veshje. Mëse më parë ju kemi treguar sit ë pastroni njollën e stilolapsit apo verës sot Living do t’ju tregojë si të hiqni qafe çamçakëzin e ngjitur nga thuajse çdo material.

1.Veshje
Nëse çamçakëzi është akoma i butë, duhet të aplikoni uthull të bardhë molle ( jo të kuqe se mund të lërë shenjë) dhe ta lini të zbutet aq shumë sa mund të hiqet plotësisht nga pëlhura.

2.Tapiceri
Nëse çamçakëzi është akoma i butë, mund ta hiqni me ndihmën e një qeseje të cilën e keni mbushur me kuba akulli. Pasi me këtë metodë të keni hequr të shumtën e çamçakëzit, duhet të aplikoni një pastrues pluhur në të thatë dh eta fshini me një copë derisa mbetjet të largohen plotësisht.

3. Qilima
Përdorni të njëjtën metodë si për tapicerinë, por nëse çamçakëzi nuk largohet plotësisht mund të përzieni 1 lugë uthull të bardhë në dy gota ujë të ngrohtë. Lagni një sfungjer në këtë përzierje dhe pastroni tapetin derisa njolla të jetë zhdukur plotësisht.

4.Flokë
Mos vraponi të merrni gërshërët herën tjetër kur fëmija juaj të ngjisë një çamçakëz në flokë, por lyejani flokët me gjalpë kikiriku, pasi yndyra do të shpërbëjë çamçakëzin duke e bërë të hiqet me lehtë./Goodhousekeeping