Ka shumë gjëra në jetën tonë që marrin shumë më tepër nga koha jonë sesa që duhet dhe në të njëjtën kohë marrin edhe nervat tona.

Për fat të mirë, në disa raste ka mënyra për të shmangur të gjitha telashet, shkruan Bright Side.

Më poshtë ju prezantojmë disa mënyra për t’i bërë disa punë të përditshjme pak më lehtë.

Bërja e vezës së skuqur mirë

Ju mund të bëni një vezë të skuqur të rrumbullakët, pa blerë ndonjë pajisje ose vegël speciale – gjithçka që duhet të bëni është të preni një rreth, si unazë nga një qepë dhe ta vendosni vezën brenda.

Bashkimi i telave 

Për tu siguruar që telat elektrikë nuk shkulen kur shtrihen, lidhni një nyjë të vogël në pikën ku i lidhni ata së bashku.

Ftohja e një pijeje shpejt 

Për ta ftohur një pije shpejt, mbështjelleni me një letë të lagur dhe vendoseni në frigorifer. Pija do të jetë e ftohur për 15 minuta!/21Media