Kandidati për president i demokratëve, Joe Biden, po prin 243-214 me vota elektorale në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nevojiten në minimum 270 vota elektorale që një kandidat të zgjedhet i pari i këtij shteti, dhe gara mes tij dhe presidentit aktual Donald Trump është shumë e ngushtë.

Kanë mbetur disa shtete vendimtare në lojë, tek të cilat secila përmbysje eventuale mund ta vendosë presidentin e ri.

Shteti me numrin më të madh të votave elektorale ka mbetur Pensilvania, me 20 vota, ku Trump po udhëheq ndaj Biden-it.

Nëse Biden arrin ta përmbysë këtë rezultat, atëherë ai zgjedhet president edhe nëse i humb të gjitha shtetet tjera që kanë mbetur në garë.

Sidoqoftë, edhe nëse Biden e humb Pensilvaninë, por arrin që ta mbajë deri në fund avantazhin në Arizona që jep 11 vota elektorale, dhe Nevada që i jep gjashtë, atëherë edhe kaq i mjaftojnë që ai të futet në Shtëpinë e Bardhë.